14 C
Pristina
HomeLajmeVjosa Osmani: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, kr*imet e Serbisë janë...

Vjosa Osmani: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, kr*imet e Serbisë janë të dokumentuara

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar publikisht lidhur me përpjekjet për relativizimin e luftës çlirimtare dhe krimeve të kryera në Kosovë, duke theksuar se pavarësia e vendit është rezultat i vullnetit të popullit dhe i një sakrifice shekullore. Në deklaratën e saj, Osmani ka nënvizuar se krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe aktet gjenocidale të kryera nga Serbia ndaj popullit të Kosovës janë fakte të dokumentuara ndër shekuj, me kulm gjatë luftës së fundit. Ajo ka përmendur vrasjet masive, dhunimet, shkatërrimin e qindra mijëra shtëpive, dëbimin e mbi 80 për qind të qytetarëve nga shtëpitë e tyre, zhdukjet me forcë dhe spastrimin etnik.

Sipas Presidentes, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër, si reagim ndaj agresionit shtetëror dhe si mjet mbrojtjeje për mbijetesën e popullit. Ajo ka paralajmëruar se çdo tentativë për ta barazuar luftën çlirimtare me krimet e agresorit dëmton rëndë drejtësinë dhe paqen afatgjatë. “Kosova dhe qytetarët e saj kërkojnë drejtësi. E vërteta historike nuk mund të ndryshohet dhe as të zhvlerësohet sakrifica për liri”, ka theksuar Osmani. /pasqyrapress/

Foto: Vjosa Osmani, facebook.
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat