8.4 C
Pristina
HomeLajmeSkijimi i merr jetën tragjikisht kosovarit

Skijimi i merr jetën tragjikisht kosovarit

Një ngjarje tragjike ka sjellë dhimbje në radhët e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara. Një qytetar nga Kosova, i njohur me inicialet G.D., ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë skijimit në Çikago. Burimet bëjnë të ditur se ai ishte larguar nga Kosova në fund të viteve ’90, gjatë periudhës së luftës, duke nisur një kapitull të ri jete në SHBA. Me kalimin e viteve, G.D. kishte arritur të ndërtonte një karrierë të qëndrueshme profesionale, pas përfundimit të studimeve, duke u angazhuar në institucionet shtetërore të Illinoisit.

Ai vlerësohej gjerësisht për seriozitetin dhe përkushtimin në punë, ndërsa në mesin e bashkatdhetarëve njihej si një figurë e respektuar, e lidhur ngushtë me komunitetin dhe aktivitetet shqiptare në diasporë. Lajmi për humbjen e tij ka prekur thellë familjen, miqtë dhe komunitetin shqiptar, duke ngjallur reagime të shumta ngushëllimi dhe dhimbjeje. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat