Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zyrtarizuar caktimin e Albin Kurtit si mandatar për formimin e Qeverisë së re. Vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën e vendit, duke hapur kështu rrugën për krijimin e ekzekutivit të ardhshëm. Përmes një njoftimi publik, Osmani i ka uruar Kurtit suksese në drejtimin e Qeverisë dhe në angazhimin për t’u shërbyer qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Me këtë hap nis zyrtarisht procesi i formimit të kabinetit të ri qeveritar. Tashmë pritet që mandatarit t’i sigurohen votat e nevojshme në Kuvend, në mënyrë që Qeveria e re të marrë besimin dhe të nisë punën në përmbushjen e prioriteteve të saj. /pasqyrapress/


