1.5 C
Pristina
HomeLajmeKurti: Shtesat do të dyfishohen, ndërsa paga mesatare 1000 euro

Kurti: Shtesat do të dyfishohen, ndërsa paga mesatare 1000 euro

Kryeministri Albin Kurti ka paraqitur bilancin ekonomik të viteve të fundit, duke theksuar se gjatë kësaj periudhe Kosova ka shënuar rritje të qëndrueshme zhvillimore. Sipas tij, Bruto Produkti Vendor ka kaluar nga 7 miliardë euro në 11 miliardë euro, ndërsa objektivi për këtë vit është arritja në 12 miliardë euro.

Ai deklaroi se rritja mesatare reale ka qenë rreth 6 për qind, duke e cilësuar këtë si tregues të forcimit të ekonomisë dhe stabilitetit institucional. Në lidhje me inflacionin, Kurti tha se Kosova renditet ndër vendet me nivelin më të ulët në rajon, falë politikave mbështetëse për qytetarët.

Kryeministri foli edhe për shtimin e numrit të të punësuarve dhe rritjen e të ardhurave. Sipas tij, në mandatin e ri synohet që paga mesatare në sektorin publik të kalojë mbi 1000 euro në muaj. Po ashtu, ai përmendi rritjen e shtesave për fëmijë, të cilat aktualisht variojnë nga 30 deri në 45 euro për secilin fëmijë, me premtimin se në mandatin e ardhshëm do të dyfishohen. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat