12 C
Pristina
HomeRozëShën Valentini zbuloi edhe një çift- për herë të parë dalin publikisht...

Shën Valentini zbuloi edhe një çift- për herë të parë dalin publikisht Adrola Dushi dhe Capital T

True Kapo dhe Adrola Dushi janë shfaqur për herë të parë publikisht si çift në një dalje të përbashkët gjatë mbrëmjes, duke i dhënë fund spekulimeve që kanë qarkulluar prej kohësh.

Fotografia e publikuar i tregon të afërt dhe mjaft të buzëqeshur, ndërsa detaji i trëndafilit të kuq ka shtuar edhe më shumë simbolikë në momentin e ndarë me ndjekësit. Postimi është shoqëruar me një mesazh të shkurtër nga artisti, i cili la të kuptohet se preferon ta mbajë jetën personale larg zhurmës publike.

Reagimet nuk kanë munguar, me mijëra pëlqime dhe komente brenda pak orësh. Kjo dalje publike po konsiderohet si konfirmimi i parë i hapur i lidhjes së tyre, duke e kthyer çiftin në një nga temat më të komentuara të momentit në showbiz. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat