13 C
Pristina
HomeRozëLabi nuk ndalet: Kërkon të mos votohen Elijona, Klodi dhe motrat

Labi nuk ndalet: Kërkon të mos votohen Elijona, Klodi dhe motrat

Pas deklaratave të bëra brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha ka reaguar publikisht, duke dalë në mbrojtje të Rahovecit dhe qytetarëve të tij. Ai thekson se është ndier i prekur nga shprehjet që, sipas tij, cenojnë dialektin dhe identitetin e Rahovecit, duke e quajtur atë pasuri kulturore dhe jo arsye për tallje. Sipas Rexhës, çdo etiketim ndaj qytetit prek një histori sakrifice dhe krenarie.

Në reagimin e tij, ai ndalet edhe te një deklaratë që e konsideron ofenduese, ku përmendet shprehja “bugarë të Rahovecit”, duke theksuar se fjalë të tilla prekin jo vetëm individin, por një komunitet të tërë. Këngëtari u bën thirrje ndjekësve të tij që situata të mos shndërrohet në urrejtje apo sulme, por njëkohësisht kërkon që publiku të mos i votojë për vazhdimin e garës Eljonën, Klodin, Londrimin dhe motrat Aurora e Suanita, duke e bërë të qartë qëndrimin e tij. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat