Blero shumë shpejt do të bëhet baba për herë të dytë. Burime nga emisioni Prive bëjnë të ditur se ai dhe partnerja e tij, Eronita, janë në pritje të një djali. Lajmi vjen pas martesës së tyre, ndërsa çifti thuhet se po përgatitet për ardhjen në jetë të fëmijës. Kujtojmë se Blero është tashmë baba i një vajze, Tara, nga martesa e tij e mëparshme me aktoren Teuta Krasniqi. /pasqyrapress/


