Moderatori i njohur i “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti, është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur në Prishtinë, teksa po ecte në rrugë. Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë momentin e incidentit, ndërsa motivet e sulmit dhe identiteti i sulmuesit ende nuk janë bërë të ditura.
Pas ngjarjes, Hamiti ka reaguar publikisht duke thënë se është mirë dhe se u gjend i papërgatitur për një situatë të tillë. Rasti ka nxitur reagime të shumta dhe pritet të trajtohet nga organet kompetente. /pasqyrapress/


