Gjykata Supreme e Kosovës ka konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqa për vrasjen e Marigona Osmani. Me këtë vendim përfundimtar, dënimi mbetet në fuqi pas shqyrtimit të ankesave, duke mbyllur procesin në instancën më të lartë gjyqësore. Rasti kishte shkaktuar reagim të madh publik dhe debate të gjera për drejtësinë dhe mbrojtjen e grave në Kosovë. /pasqyrapress/


