Publiku vendosi dhe mbrëmja finale vulosi rezultatin: Londrimi është fituesi i Big Brother VIP Kosova. Pas një rrugëtimi të gjatë brenda shtëpisë, me sfida emocionale, debate të forta dhe momente reflektimi, Londrimi arriti të fitojë mbështetjen më të madhe të publikut. Qëndrueshmëria në situata presioni, mënyra si menaxhoi raportet me banorët e tjerë dhe qasja e tij në lojë u kthyen në elementet që e diferencuan në fazën finale
Ndërsa në vendin e dytë u rendit Elijona, pas një rrugëtimi të qëndrueshëm dhe mjaft të komentuar brenda shtëpisë. Elijona arriti të ndërtojë një profil të fortë gjatë lojës, duke u përballur me sfida, debate dhe situata që e vendosën shpesh në qendër të vëmendjes. Mbështetja që mori deri në finale tregon ndikimin që ajo pati te publiku dhe rolin aktiv që luajti gjatë gjithë spektaklit. Edicioni u mbyll me një garë të ngushtë mes dy finalistëve kryesorë, duke dëshmuar edhe një herë se çdo votë ka peshë vendimtare në përcaktimin e rezultatit final. /pasqyrapress/


