asti i këngëtarit të njohur Besart Kelmendi ka hyrë në një fazë të re procedurale, pasi organet e drejtësisë kanë ndërmarrë hapa të tjerë pas ndalimit të tij nga Policia e Kosovës. Prokuroria Themelore në Prishtinë i është drejtuar zyrtarisht gjykatës me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj artistit. Sipas informacioneve të konfirmuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë, seanca dëgjimore për shqyrtimin e kësaj kërkese është planifikuar të mbahet nesër në orën 09:30. Aktualisht, këngëtari ndodhet nën masën e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa Prokuroria e Shtetit ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. Autoritetet po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. Vendimi i gjykatës pritet të përcaktojë nëse ndaj tij do të caktohet masa e paraburgimit apo një masë tjetër sigurie. /pasqyrapress/


