Rasti i Liridona Ademajt po hyn në një fazë vendimtare, ndërsa gjatë seancës së sotme gjyqësore, njëri nga të akuzuarit, Kushtrim Kokalla, ka dhënë deklaratën e tij para trupit gjykues. Ai ka treguar se pas ngjarjes kishte komunikuar me Naim Murselin, i cili sipas tij i kishte thënë: “E kreva punën”. Kokalla shtoi se kjo deklaratë e kishte shqetësuar dhe se i ishte përgjigjur duke kërkuar që të mos flitej më për çështje të tilla. Këto deklarime pritet të kenë ndikim në vijim të procesit, ndërsa rasti tashmë po shkon drejt përmbylljes. Fjalët përfundimtare janë caktuar të jepen më 17 prill. /Pasqyrapress/


