4.9 C
Pristina
HomeLajmeKolona të gjata në kufirin Dheu i Bardhë, shkak "Ligji për të...

Kolona të gjata në kufirin Dheu i Bardhë, shkak “Ligji për të huajt

Pritje të gjata janë krijuar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarët po përballen me kolona të shumta automjetesh gjatë kalimit. Sipas informacioneve të siguruara nga terreni, situata lidhet me zbatimin e rregullave që burojnë nga ligji për të huajt, çka ka ndikuar në kufizimin e lëvizjes përmes disa pikave alternative.

Një qytetar ka dërguar një video ku shihet qartë kolona e gjatë e automjeteve, duke ilustruar fluksin e shtuar në këtë pikë kufitare. Burime jozyrtare bëjnë të ditur se përdorimi i rrugëve alternative, si Breznica dhe Dobrosini, po has në kufizime, ndërsa në disa raste raportohet edhe për gjoba rreth 300 euro për shkelje të rregullave në fuqi.

Këto zhvillime thuhet se po ndikojnë veçanërisht tek qytetarët e Luginës, të cilët përballen me vështirësi shtesë në qarkullim. Autoritetet ende nuk kanë dhënë një njoftim të detajuar lidhur me situatën, ndërsa qytetarëve u rekomandohet të informohen paraprakisht dhe të planifikojnë udhëtimet për të shmangur vonesat. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat