15.7 C
Pristina
HomeLajmeKurti paralajmëron shtesa deri në 90 euro për fëmijët dhe 500 euro...

Kurti paralajmëron shtesa deri në 90 euro për fëmijët dhe 500 euro për lehonat-në mandatin e ardhshëm

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se synimi i qeverisë është që në mandatin e ardhshëm të dyfishohen mbështetjet financiare për familjet, fëmijët dhe lehonat. Sipas tij, aktualisht mbi 400 mijë fëmijë përfitojnë nga shtesat mujore, ndërsa vlera e tyre sillet nga 30 deri në 45 euro, varësisht nga numri i fëmijëve në familje. Kurti tha se objektivi i ardhshëm është që këto shtesa të rriten nga 60 deri në 90 euro.

Ai përmendi edhe mbështetjen për lehonat, duke theksuar se pagesa ka nisur fillimisht me 170 euro në muaj, ndërsa tani ka arritur në 325.9 euro. Sipas deklarimit të tij, synimi është që kjo shumë të rritet deri në 500 euro në muaj.

Deklaratat u bënë gjatë aktivitetit kushtuar familjes, ku zyrtarë të institucioneve theksuan rëndësinë e mbështetjes sociale dhe fuqizimit të familjes në Kosovë. /Pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat