Propozimi i Komunës së Prishtinës për vendosjen e një tarife prej 10 eurosh për qytetarët që nuk janë rezidentë të kryeqytetit dhe hyjnë me automjete në qytet ka nxitur reagime nga komunat përreth. Kryetarët e Fushë-Kosovës dhe Obiliqit e kanë kundërshtuar këtë nismë, duke e cilësuar atë si të papranueshme. Sipas tyre, masa mund të ndikojë drejtpërdrejt te qytetarët që lëvizin çdo ditë drejt Prishtinës për punë, arsim apo shërbime të ndryshme.
Nga Fushë-Kosova është paralajmëruar se, nëse propozimi miratohet në formën aktuale, mund të shqyrtohen masa reciproke ndaj banorëve të Prishtinës që frekuentojnë komunat fqinje. Ndërkohë, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ndryshimet e propozuara janë vendosur në konsultim publik, në kuadër të plotësim-ndryshimit të rregullores për tarifa, gjoba dhe ngarkesa. /pasqyrapress/


