25.7 C
Pristina
HomeLajmePërplasje gjatë protestës në Zvërnec, autoritetet nisin verifikimet

Përplasje gjatë protestës në Zvërnec, autoritetet nisin verifikimet

Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, ndërsa shumë pikëpyetje vazhdojnë të mbeten pa përgjigje. Pamjet e shpërndara nga protesta tregojnë persona të maskuar që përplasen fizikisht me qytetarët që kundërshtonin punimet në zonë. Sipas informacioneve të raportuara deri tani, një pjesë e personave të përfshirë në incident janë identifikuar si punonjës të sigurisë private të angazhuar për ruajtjen e kantierit. Autoritetet kanë njoftuar për arrestimin e një roje sigurie dhe nisjen e hetimeve për persona të tjerë të dyshuar për ushtrim dhune ndaj protestuesve.

Megjithatë, ende nuk ka një sqarim zyrtar se kush dha urdhrin për ndërhyrjen e tyre dhe kush mban përgjegjësinë për ngjarjet që u regjistruan gjatë protestës. Ndërsa hetimet vazhdojnë, qytetarë dhe organizata të shoqërisë civile po kërkojnë transparencë të plotë dhe zbardhjen e përgjegjësive për dhunën e ushtruar në Zvërnec. /pasqyrapres/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat