Një kapitull i ri ka nisur për Bleron dhe Eronitën. Çifti ka ndarë me ndjekësit një moment tejet emocionues, duke publikuar imazhin e foshnjës së porsalindur. Në fotografinë e publikuar nga Eronita në rrjetet sociale shihet i vogli i mbështjellë me batanije spitali, ndërsa krahas saj ajo ka shkruar: “You are the Lord’s greatest gift to us” (Ti je dhurata më e madhe e Zotit për ne). Edhe pse çifti nuk ka dhënë shumë detaje rreth ardhjes në jetë të foshnjës, publikimi është pritur me urime të shumta nga ndjekësit dhe miqtë e tyre. Ky është një nga momentet më të rëndësishme në jetën e çiftit, i cili tashmë ka nisur rrugëtimin e ri si familje me anëtarin më të ri. /pasqyrapress/


