Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në fshatin Pozheran të Vitisë, ku një person ka humbur jetën gjatë kushteve të vështira atmosferike. Sipas informacioneve të Policisë për Insajderin, viktima dyshohet se ka rënë nga pjesa e jashtme e banesës së tij dhe, pavarësisht dërgimit për trajtim mjekësor, nuk ka arritur të mbijetojë.
Ndërkohë, gjatë së njëjtës stuhi, dy persona të tjerë kanë marrë lëndime të lehta trupore nga rrëzimi i dyerve të oborrit.


