Mijëra qytetarë u mblodhën sot në Prishtinë në “Marshin për Liri”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Me flamuj të Kosovës e Shqipërisë, simbole të UÇK-së dhe pankarta me portretet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, pjesëmarrësit marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit duke kërkuar drejtësi. Marshimi u zhvillua vetëm pak ditë para 16 shtatorit, datës kur Dhomat e Specializuara në Hagë pritet të shpallin aktgjykimin në rastin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.


