7.5 C
Pristina
HomeLajmeArrestohet Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e kunatës në Pejë

Arrestohet Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e kunatës në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar Albert Sylajn, i dyshuar për përfshirje në rastin e vrasjes së rëndë që ndodhi më 25 tetor në fshatin Vitomiricë të Pejës. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi u realizua më 27 tetor, rreth orës 23:40, në Deçan, pas veprimeve operative dhe hetimore të ndërmarra nga njësitë përkatëse policore.

I dyshuari ishte në kërkim lidhur me rastin, ndërsa policia ka bërë të ditur se lokalizimi dhe arrestimi i tij u mundësuan edhe falë bashkëpunimit me qytetarët. Autoritetet kanë njoftuar se hetimet do të vazhdojnë në bashkëpunim me institucionet kompetente të drejtësisë, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit.

Deri në përfundimin e procedurave ligjore, personi i arrestuar konsiderohet i dyshuar dhe vlen parimi i prezumimit të pafajësisë. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat