Policia e Kosovës, bashkë me Prokurorinë Speciale, ka bërë të ditur se ka arrestuar një person me iniciale A.B., i dyshuar për përfshirje në krim të organizuar, falsifikim dokumentesh dhe vjedhje të identitetit, ka njoftuar policia ne faqen e tyre ne facebook.
I dyshuari, shtetas i Suedisë dhe në kërkim ndërkombëtar, dyshohet se ka drejtuar një grup kriminal që merrej me blerje, transport dhe shitje të armëve e municioneve.
Gjatë arrestimit janë sekuestruar 52,480 euro, dokumente të dyshuara të falsifikuara, telefona, orë Rolex, pajisje elektronike dhe një veturë. Në një operacion të mëhershëm ishin sekuestruar edhe 20 armë AK-47, municion, automjete dhe pajisje të tjera. I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa Prokuroria Speciale pritet të kërkojë masën e paraburgimit. Policia ka theksuar se mbetet e angazhuar në luftimin e krimit të organizuar./Pasqyrapress/.


