14 C
Pristina
HomeLajmeKosovarë: fatura e ujit deri në 70% rritje

Kosovarë: fatura e ujit deri në 70% rritje

Qytetarët e Kosovës mund të përballen së shpejti me një tjetër shtrenjtim të rëndësishëm. Pas goditjeve të njëpasnjëshme në sektorin e energjisë, tani kompanitë rajonale të ujësjellësit kanë kërkuar që çmimet e ujit të rriten deri në 70%, shkruan Infokus, transmeton Pasqyrapress.

Arsyeja kryesore: kostot e funksionimit janë rritur ndjeshëm, veçanërisht për shkak të trefishimit të çmimit të energjisë elektrike dhe problemeve të brendshme financiare.

Autoriteti Rregullator i Shërbimeve të Ujit (ARRU) ka konfirmuar se është duke zhvilluar dëgjime publike me të gjitha KRU-të dhe se vendimi final për tarifat e reja do të publikohet më 31 dhjetor, me vlefshmëri trevjeçare. Kompanitë kanë paraqitur kërkesat e tyre, por ARRU ende nuk ka përcaktuar nivelin përfundimtar të çmimeve.

Sipas llogaritjeve paraprake, një familje që aktualisht paguan 10 euro në muaj do të mund të paguante rreth 17 euro nëse miratohet rritja maksimale.

Ndërkohë, takimet me kompanitë rajonale kanë nisur – përfshirë KRU “Gjakova” dhe “Hidrodrini” – megjithëse përfaqësuesit e kompanive nuk kanë zbuluar detaje nga diskutimet, përveç konfirmimit se kërkesat janë dorëzuar.


Sfondi ekonomik: çmimet janë rritur vazhdimisht prej vitit 2021

• Energjetika ka qenë një prej sektorëve më të goditur: rritje të tarifave në 2022, 2023 dhe 2025.
• Për familjet, kostot e konsumit mbi 800 kËh pothuajse janë dyfishuar gjatë krizës së vitit 2022, me rritje të tjera që kanë vijuar më pas.
• Inflacioni ka lëvizur nga 3.4% në 2021, në 11.6% në 2022, dhe ka mbetur i lartë në 2023–2025.
• Ushqimi, pijet joalkoolike dhe energjia vazhdojnë të jenë faktorët kryesorë që shtyjnë çmimet lart./ Pasqyrapress/.


ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat