14 C
Pristina
HomeLajmeGjilani nën vëzhgim: 51 gjoba nga kamerat e sigurisë

Gjilani nën vëzhgim: 51 gjoba nga kamerat e sigurisë

Prej dy muajsh, rrugët e Gjilanit po vëzhgohen nga kamerat e reja të sigurisë, të cilat kanë filluar tashmë të japin rezultatet e para. Falë monitorimit të pandërprerë, deri më tani janë shqiptuar 51 gjoba për shkelje të ndryshme të trafikut.

Policia Rajonale e Gjilanit njofton se drejtuesit e automjeteve që kanë humbur të drejtën e vozitjes janë ftuar në stacion policor për procedura të mëtejshme, ndërsa gjobat e tjera u janë dërguar qytetarëve përmes postës, ka shkruar Dukagjini, transmeton Pasqyra press.

Zëdhënësi i Policisë, Valon Osmani, ka rikujtuar se kamerat funksionojnë 24 orë dhe nuk varen nga prania fizike e policëve në terren, duke u bërë thirrje të gjithë shoferëve që të vozisin me kujdes dhe respektim të rregullave të komunikacionit. /Pasqyrapress/.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat