13 C
Pristina
HomeLajmeZëri i Luginës dëgjohet në Washington

Zëri i Luginës dëgjohet në Washington

Kongresi Amerikan ngre çështjen e Luginës së Preshevës Në një seancë të posaçme në Nënkomitetin për Evropë të Kongresit Amerikan, çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës u trajtua për herë të parë me ton të fortë zyrtar.

Kryetari i nënkomitetit, Keith Self, kritikoi hapur pasivizimin e adresave, diskriminimin e sistematik dhe mungesën e të drejtave elementare për shqiptarët në Serbi.

Rezoluta e paraqitur kërkon nga Departamenti i Shtetit një raport të plotë mbi: pasivizimin e adresave, të cilësuar “spastrime etnike me mjete administrative”, mosnjohjen e diplomave, mungesën e përfaqësimit proporcional, dhe praktikat e tjera diskriminuese që shqiptarët i përjetojnë çdo ditë, ka shkruar Ardita Sinani, kryetarja e Presheves.

Ky hap shihet si mbështetje historike dhe vjen pas punës së gjatë të aktivistëve shqiptaro-amerikanë dhe komunitetit të Luginës, si dhe përkrahjes së institucioneve të Kosovës. Mesazhi kryesor i seancës: Lugina e Preshevës nuk është e harruar dhe kërkesat për drejtësi, liri dhe barazi po hyjnë në agjendën zyrtare të politikës amerikane. /Pasqyrapress/.

Njera foto: Tik tok, Terrnoci i Madh.
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat