Një incident në Prishtinë ka përfunduar me arrestimin e një gruaje, e cila dyshohet se ka kanosur një burrë dhe i ka shkaktuar dëm material.
Sipas policisë, ajo akuzohet se ka thyer disa shishe qelqi dhe ka dëmtuar veturën e viktimës gjatë një mosmarrëveshjeje.
Forcat e rendit bëjnë të ditur se, pas intervistimit të të dyja palëve dhe me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Pasqyrapress/.


