14 C
Pristina
HomeLajmeInspektorati mbyll një degë "Viva Fresh Store", shkak-kushtet e rënda të punëtorëve

Inspektorati mbyll një degë “Viva Fresh Store”, shkak-kushtet e rënda të punëtorëve

Inspektorati i Punës ka ndërhyrë në një prej degëve të “Viva Fresh Store” në Vushtrri, duke urdhëruar mbylljen e menjëhershme të marketit.

Sipas informatave të siguruara nga Veriu.info, vendimi është marrë pas konstatimit të kushteve të papërshtatshme të punës për stafin.

Burimet bëjnë të ditur se gjatë inspektimit është vërejtur se temperatura brenda objektit ishte shumë e ulët, gjë që konsiderohet shkelje e standardeve të detyrueshme për ambientet e punës. Për këtë arsye, Inspektorati ka vendosur shiritat e mbylljes derisa objekti të përmirësojë kushtet dhe të plotësojë kërkesat ligjore. /Pasqyrapress/.

Foto: Viva Fresh, facebook.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat