Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Ostrikovac të Çuprijës, ku një automjet ka përfunduar mbi çatinë e një shtëpie.
Sipas informatave të para, shoferi ka humbur kontrollin e makinës dhe ajo është ngritur mbi strukturën e banesës, duke shkaktuar dëme të mëdha në fasadë dhe çati, ka shkruar Gazeta e re, transmeton Pasqyrapress.
Edhe pse automjeti dhe objekti janë dëmtuar rëndë, fatmirësisht pronari i shtëpisë ka shpëtuar pa asnjë lëndim. Raportohet se ai ndodhej shumë afër vendit ku makina ra, por nuk u prek nga incidenti. Ende nuk dihet se si mjeti ka arritur të ngjitet deri te çatia, ndërsa policia ka qenë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.


