Qytetarë nga Gjilani kanë dërguar një video në redaksinë e Insajderit, ku pretendohet se dy pjesëtarë të policisë kanë keqtrajtuar një person gjatë një ndalimi të mbrëmshëm.
Sipas tyre, policët e njësitit antidrogë dyshohet se e kanë goditur dhe ofenduar qytetarin edhe pasi ia kishin lidhur duart dhe e kishin shtrirë në tokë.
Në pamje dëgjohet ai duke kërkuar ndihmë, duke thënë se ka probleme me sytë. Insajderi raporton se ka siguruar emrat e policëve të përfshirë dhe ka kontaktuar IPK-në për informacione lidhur me rastin. /Pasqyrapress/


