Një banor i Klinës ka kërkuar ndihmën e policisë pasi bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia paraditen e së premtes dhe nuk është kthyer më.
Sipas raportimit zyrtar, ai ka njoftuar se nuk ka pasur asnjë informacion për vendndodhjen e saj që prej largimit. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe për të gjetur gruan, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Pasqyrapress/


