Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është gjetur pa shenja jete në afërsi të urës së lumit Bistrica, në Klinë, ka shkruar Klan Kosova. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat e rastit.
Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur identitetin e viktimës, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar çfarë ka ndodhur. /Pasqyrapress/


