13 C
Pristina
HomeLajmeAgim Veliu mbetet i përjashtuar nga LDK: Dikush është trembur nga fuqia...

Agim Veliu mbetet i përjashtuar nga LDK: Dikush është trembur nga fuqia ime

Agim Veliu reagoi pas mos-përfshirjes në listën e LDK-së, duke e cilësuar vendimin si manovër politike të motivuar nga frika dhe kalkulimet personale.

Ai thotë se mbështetja e anëtarëve është injoruar dhe se integritetin e tij e ka dëshmuar me punë. Veliu thekson se nuk do të tërhiqet dhe se do të kërkojë transparencë e drejtësi deri në fund. /Pasqyrapress/

”Të dashur qëndrestarë, anëtarë e simpatizantë!

Dua të falënderoj me respekt të gjithë ata qytetarë, aktivistë dhe anëtarë të partisë që kanë kërkuar me zë të lartë përfshirjen time në listën e kandidatëve, me qëllim të fuqizimit dhe unifikimit të degës në Podujevë dhe LDK-së në tërësi.

Edhe pse nuk kam humbur asnjë garë në jetën time politike, sot po shoh një padrejtësi të pashembullt brenda vetë partisë sime.

Përjashtimi im nga lista e kandidatëve nuk është vendim politik !

Është manovër e ulët, e mbështjellë me frikë dhe kalkulime të vogla të individëve që e kanë harruar kush e ka mbajtur Lidhjen Demokratike të Kosovës fituese për vite me radhë.

Unë nuk jam bërë barrë për askënd, por duket se dikush është trembur nga fuqia ime elektorale dhe integriteti që e kam dëshmuar me punë e me votë, e jo me pazaret e zyrave të mbyllura! Ky vendim nuk më nëpërkëmb mua por fyen drejtpërdrejt votuesin që gjithmonë më ka mbështetur.

Le ta dinë të gjithë: nuk do të hesht, nuk do të tërhiqem dhe nuk do të lejoj që intrigat e disa zyrtarëve të frikësuar e pa integritet ta zhbëjnë punën time shumëvjeçare.

Transparenca dhe drejtësia do të kërkohen deri në fund.

Ky është vetëm fillimi.. ”, ka shkruar ai ne facebook.

Foto: Agim veliu

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat