15.8 C
Pristina
HomePasqyra+Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë, zbulohet edhe emri i...

Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë, zbulohet edhe emri i veçantë i djalit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, është bërë baba për herë të parë. Lajmi është bërë publik nga media Prive, e cila ka raportuar për momentin e rëndësishëm në jetën e tij personale. Sipas këtij raportimi, bebushi ka lindur në një spital në Torino dhe gëzon shëndet të plotë. Vogëlushi thuhet se ka lindur gjatë ditës së sotme dhe peshon rreth 3250 gramë. Po sipas Prive, prindërit kanë vendosur që djalin ta quajnë Mars, një emër i veçantë që lidhet edhe me muajin e lindjes. Ardhja në jetë e fëmijës shënon një moment shumë të rëndësishëm për futbollistin kosovar, ndërsa lajmi është pritur me shumë urime dhe reagime pozitive nga fansat në rrjetet sociale. /PASQYRAPRESS/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat