Një rast shqetësues është evidentuar në repartin e oftalmologjisë në Spitalin e Gjilanit, ku dhjetëra doza të një bari të shtrenjtë janë bërë të papërdorshme për shkak të ruajtjes jashtë kushteve të parapara.
Sipas informatave nga Sinjali ampulat janë ekspozuar në temperatura shumë më të larta se standardi i lejuar, çka ka sjellë një humbje financiare që vlerësohet në mbi 20 mijë euro.
Ngjarja është konstatuar në fund të dhjetorit, ndërsa në vend kanë dalë edhe ekipet përkatëse për mbledhjen e provave. Rasti tashmë është proceduar tek organet e drejtësisë dhe po trajtohet si keqpërdorim i detyrës zyrtare, ndërsa hetimet pritet të sqarojnë përgjegjësitë individuale dhe institucionale.


