21.6 C
Pristina
HomeLajmeQKUK merr masa pas ankesës së nënës së një fëmije dyvjeçar

QKUK merr masa pas ankesës së nënës së një fëmije dyvjeçar

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka ndërmarrë masa pas ankesës publike të nënës së një fëmije dyvjeçar, e cila ngriti shqetësime për trajtimin dhe kushtet në Klinikën e Pediatrisë. Pas shqyrtimit fillestar të rastit, QKUK njoftoi se katër infermierë janë larguar përkohësisht nga detyrat e tyre administrative, ndërsa një punëtor teknik është suspenduar deri në përfundimin e hetimeve. Institucioni ka bërë të ditur se është formuar një komision për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit dhe se, nëse konstatohen shkelje të tjera, do të ndërmerren masa shtesë në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat