15.7 C
Pristina
HomeShëndetësiNë Mitrovicë realizohet me sukses një ndërhyrje e veçantë urologjike, pacientit i...

Në Mitrovicë realizohet me sukses një ndërhyrje e veçantë urologjike, pacientit i hiqen tre gurë të mëdhenj

Një rast i pazakontë mjekësor është trajtuar me sukses në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ku një pacient 54-vjeçar iu nënshtrua një ndërhyrjeje urologjike për largimin e tre gurëve me përmasa të konsiderueshme nga sistemi urinar.

Sipas njoftimit të spitalit, ekipi i urologëve ka realizuar operacionin me sukses, duke hequr një gur rreth 7.5 centimetra nga fshikëza urinare, një tjetër rreth 4 centimetra nga ureteri, si dhe një gur me madhësi deri në 2 centimetra nga veshka. Pas trajtimit dhe periudhës së rikuperimit në spital, pacienti është liruar në gjendje të mirë shëndetësore.

Ky rast konsiderohet i veçantë për shkak të madhësisë së gurëve të larguar dhe punës së ekipit mjekësor në menaxhimin e suksesshëm të ndërhyrjes.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat