25.7 C
Pristina
HomeShëndetësiGjilani do të bëhet me repart të ri të Pediatrisë, investimi arrin...

Gjilani do të bëhet me repart të ri të Pediatrisë, investimi arrin 1 milion euro

Gjilanit i shtohet një investim i ri në sektorin e shëndetësisë pediatrike. Sipas njoftimit nga Arben Vitia, është vendosur gurthemeli për repartin e ri të Pediatrisë në Spitalin e Gjilanit, projekt që pritet të përfundojë brenda 12 muajve.

Reparti i ri do të ofrojë kushte moderne për trajtimin e fëmijëve, laborator, më shumë shtretër dhe hapësira të dedikuara për lojëra, me synim rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në rajon.

Vlera e investimit arrin në rreth 1 milion euro dhe konsiderohet një nga projektet më të rëndësishme për kujdesin ndaj fëmijëve në Gjilan. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat