1.8 C
Pristina
HomeShëndetësiSekuestrohen produkte farmaceutike me vlerë rreth 49 mijë euro

Sekuestrohen produkte farmaceutike me vlerë rreth 49 mijë euro

Një tentativë për shmangie të detyrimeve fiskale është zbuluar nga Dogana e Kosovës në Prishtinë, gjatë kontrollit të një dërgese mallrash të deklaruara si lëndë e parë për prodhim.

Gjatë verifikimit dokumentar dhe ekzaminimit fizik, autoritetet doganore kanë konstatuar mospërputhje mes përshkrimit të deklaruar dhe përmbajtjes reale të mallrave. Sipas gjetjeve, dërgesa përmbante produkte farmaceutike të gatshme, të paketuara për shitje me pakicë, e jo materiale për përpunim siç ishte deklaruar fillimisht.

Po ashtu, për këtë ngarkesë nuk ishte paraqitur dokumentacioni i nevojshëm shtesë, përfshirë certifikatat për import të produkteve farmaceutike, çka ngriti dyshime për shmangie të pagesës së TVSH-së. Vlera e përgjithshme e mallrave të sekuestruara vlerësohet në rreth 49 mijë euro, ndërsa rasti është cilësuar si kundërvajtje doganore dhe do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat