5.7 C
Pristina
HomeShëndetësiAUV njofton se do të asgjësohen 212 pako të produktit “Aptamil AR...

AUV njofton se do të asgjësohen 212 pako të produktit “Aptamil AR 2”

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se do të asgjësohen 212 pako të produktit “Aptamil AR 2”, me peshë 400 gram dhe me datë skadimi 02.01.2027, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Sipas njoftimit, vendimi është marrë pas pranimit të informacionit përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqimin, ndërsa nga momenti i konfirmimit janë ndërmarrë veprime për tërheqjen e produktit nga tregu.

AUV ka theksuar se do të vazhdojë me gjurmueshmërinë e shpërndarjes së këtij produkti dhe me masat përkatëse për largimin e tij, duke garantuar se mekanizmat e sigurisë ushqimore janë funksionalë. Institucioni ka siguruar qytetarët se shëndeti i konsumatorëve mbetet prioritet absolut dhe se situata është nën kontroll të plotë. /PASQYRAPRESS/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat