Një i burgosur në Kosovë është diagnostikuar së fundi me HIV/AIDS, duke shtuar shqetësimin për menaxhimin e kësaj sëmundjeje në institucionet e mbyllura.
Në Klinikën Infektive, gjatë këtij viti janë regjistruar edhe gjashtë viktima nga HIV/AIDS, katër prej të cilave në këtë klinikë, njofton Klan Kosova, transmeton Pasqyra press.
Autoritetet shëndetësore apelojnë për testime të rregullta dhe trajtim të vazhdueshëm, ndërsa theksojnë se terapitë moderne u mundësojnë pacientëve të mbajnë nën kontroll gjendjen e tyre.
Rasti i ri e ka rikthyer debatin për nevojën e monitorimit dhe kujdesit shtesë në mjedise të tilla./Pasqyrapress/.


