25.7 C
Pristina
HomeLajmeAlbin Kurti: Shtesat për lehonat rriten në 500 euro nga ky muaj

Albin Kurti: Shtesat për lehonat rriten në 500 euro nga ky muaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se shtesat mujore për lehonat do të rriten nga 325.9 euro në 500 euro. Sipas tij, kjo rritje lidhet edhe me ndryshimin e pagës minimale që hyn në fuqi nga 1 korriku.

Kurti tha se më herët nuk kishte mbështetje të tillë për nënat lehona, ndërsa shtoi se fillimisht pagesa kishte nisur me 170 euro në muaj, më pas ishte rritur në 325.9 euro dhe tashmë do të bëhet 500 euro. “Urime!”, ka shkruar ai në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat