Një aksident tragjik në Gjermani ka marrë jetën e një 29-vjeçareje nga Kosova dhe djalit të saj 3-vjeçar. Ngjarja ndodhi në Schramberg, ku sipas policisë gjermane dhe raportimeve për Klankosova, një kamion i drejtuar nga një 53-vjeçar doli nga kontrolli, dyshohet për shkak të një problemi shëndetësor. Mjeti u përplas fillimisht me disa vetura të parkuara dhe më pas goditi viktimat që ndodheshin në trotuar. Pavarësisht ndihmës së shpejtë, nëna dhe fëmija humbën jetën në vendngjarje. Autoritetet gjermane kanë konfirmuar rastin, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë ende në zhvillim. /pasqyrapress/


