Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj artistit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti. Sipas Gjykatës, masa është vendosur për të siguruar mbarëvajtjen e hetimeve dhe për të shmangur rrezikun e ikjes apo ndikimit te dëshmitarët. Ai dyshohet për vepra penale që lidhen me dëmtim pasurie, presion dhe posedim të paautorizuar. Rasti lidhet me një incident të raportuar disa ditë më parë pas një përballjeje me pronarin e kompanisë menaxhuese Onima.


