Në Gjilan është hapur Zyra për të Huaj, që u mundëson qytetarëve nga Presheva, Medvegja, Bujanoci dhe Maqedonia e Veriut që jetojnë në Anamoravë të aplikojnë për leje qëndrimi më lehtë dhe pa shpenzime shtesë. Koordinatori Enver Haziri tha se kjo ishte një kërkesë e kahershme dhe se hapja e saj do të kursejë kohë dhe para për qytetarët, duke përmirësuar qasjen në shërbime. Ai e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm për komunitetin, me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme. /pasqyrapress/


