12.9 C
Pristina
HomeLajmeOrganizata e Veteranëve të UÇK-së thërret protestë për ekspozitën në Prishtinë

Organizata e Veteranëve të UÇK-së thërret protestë për ekspozitën në Prishtinë

Organizata e Veteranëve të UÇK-së ka reaguar publikisht ndaj një ekspozite të vendosur në qendër të Prishtinës, duke shprehur shqetësimin se përmbajtja e saj paraqet në mënyrë të pasaktë ngjarjet e Luftës Çlirimtare.

Në njoftimin e saj, organizata u bën thirrje bashkëluftëtarëve, familjarëve të të rënëve dhe qytetarëve që të marrin pjesë në një protestë paqësore, me qëllim shprehjen e qëndrimit të tyre lidhur me këtë çështje. Sipas tyre, protesta do të mbahet më 30 mars, në ora 13:00, para objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq edhe Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetjen për protestën e paralajmëruar nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, duke e cilësuar atë si reagim ndaj përpjekjeve për shtrembërimin e së vërtetës për Luftën Çlirimtare. Në një reagim publik, ai ka ftuar bashkëluftëtarët, familjarët e të rënëve dhe qytetarët që t’i bashkohen protestës që do të mbahet më 30 mars, në ora 13:00, para Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, pjesëmarrja në këtë tubim është një mënyrë për të mbrojtur sakrificën për liri dhe për të ruajtur të vërtetën historike. Thirrja për protestë pritet të mobilizojë kategori të ndryshme të shoqërisë, ndërsa mbetet të shihet sa i madh do të jetë reagimi qytetar në këtë organizim. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat