12.4 C
Pristina
HomeLajmeParalajmërim për udhëtarët: Protestë dhe bllokim i rrugës në Jarinjë

Paralajmërim për udhëtarët: Protestë dhe bllokim i rrugës në Jarinjë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se më 14 mars 2026 pritet të mbahet një protestë në pikën kufitare Jarinjë, në territorin e Serbisë. Sipas njoftimit, gjatë protestës do të ketë bllokim të rrugës për rreth dy orë, nga ora 16:00 deri në 18:00. Qytetarët e Kosovës që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt vendlindjes ose të kalojnë tranzit në këtë segment rrugor këshillohen të planifikojnë me kohë lëvizjet dhe, për të shmangur pritjet e gjata apo vonesat, të përdorin rrugë alternative. Autoritetet bëjnë të ditur se do të vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe do të informojnë qytetarët për çdo zhvillim të ri. Për informacione shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar në numrat: +383 (0)45 198 000 +383 (0)45 198 606 ose në numrin pa pagesë 0800 50095.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat