16.6 C
Pristina
HomeLajmeShembet një pjesë e rrugës në Prishtinë, ndërpritet uji dhe bllokohet qarkullimi

Shembet një pjesë e rrugës në Prishtinë, ndërpritet uji dhe bllokohet qarkullimi

Një segment i rrugës “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë është dëmtuar rëndë gjatë ditës së sotme, duke shkaktuar probleme në qarkullim dhe shqetësim te banorët e zonës. Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për një shembje të asfaltit si pasojë e dobësimit të strukturës nën tokë, ndërsa në vendngjarje kanë dalë menjëherë ekipet emergjente dhe shërbimet përkatëse.

Zona është siguruar dhe rruga është mbyllur për qarkullim, ndërkohë që po punohet për vlerësimin e dëmeve dhe evitimin e rrezikut për kalimtarët. Ky incident ka ndikuar edhe në furnizimin me ujë në disa rrugë përreth, pasi janë evidentuar dëmtime në rrjetin nëntokësor. Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim për të sqaruar shkaqet e sakta të këtij rasti, ndërsa qytetarëve u është bërë thirrje të shmangin këtë zonë deri në një njoftim tjetër. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat