Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë zjarri që ndodhën në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20 në rrugën “Vëllezërit Frashëri”. Viktima, R.B., rreth 38 vjeç, është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes. I plagosur ka mbetur edhe E.M., rreth 29 vjeç, i cili ka pësuar plagë në krah dhe po trajtohet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Si i dyshuar për rastin përmendet N.Z., pronari i lokalit “My Place”, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po kërkohet nga policia. Rasti është iniciuar si “vrasje e rëndë”, ndërsa hetimet janë në zhvillim. /pasqyrapress/


