Ngjarja e rëndë në fshatin Majac të Podujevës ka marrë një tjetër kthesë tragjike. E dyshuara për vrasjen e dyfishtë, Ardita Gashi, ka ndërruar jetë në QKUK, duke e çuar në më shumë viktima bilancin e këtij rasti që tronditi opinionin. Lajmi është konfirmuar nga QKUK sipas Insajderit, ndërsa bëhet e ditur se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa priten detaje të reja në vijim. /Pasqyrapress/


