10.7 C
Pristina
HomeLajmeNgjarje tr*agjike në Vushtrri: humb jetën një fëmijë 4-vjeçar

Ngjarje tr*agjike në Vushtrri: humb jetën një fëmijë 4-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vushtrri, ku një fëmijë katërvjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Sipas raportimeve të mediave, rasti ka ndodhur më 27 mars 2026 rreth orës 15:00. Dyshohet se babai i fëmijës, teksa po manovronte me automjetin në oborr, e ka goditur aksidentalisht djalin e tij. Fëmija është dërguar me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të rënda nuk ka arritur të mbijetojë. Policia ka konfirmuar se rasti po trajtohet si “vrasje nga pakujdesia”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. Në vendin e incidentit kanë dalë njësitë policore dhe ekipet hetimore, ndërsa Instituti i Mjekësisë Ligjore ka marrë trupin për obduksion. Ngjarja ka lënë pasoja të rënda emocionale tek familja, ku prindërit raportohet se kanë marrë trajtim mjekësor për shkak të gjendjes së rënduar psikike. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat