Gjilanit i shtohet një investim i ri në sektorin e shëndetësisë pediatrike. Sipas njoftimit nga Arben Vitia, është vendosur gurthemeli për repartin e ri të Pediatrisë në Spitalin e Gjilanit, projekt që pritet të përfundojë brenda 12 muajve.
Reparti i ri do të ofrojë kushte moderne për trajtimin e fëmijëve, laborator, më shumë shtretër dhe hapësira të dedikuara për lojëra, me synim rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në rajon.
Vlera e investimit arrin në rreth 1 milion euro dhe konsiderohet një nga projektet më të rëndësishme për kujdesin ndaj fëmijëve në Gjilan. /pasqyrapress/


